Blero në një lidhje të re dashurie? Ngjall dyshime me foton e fundit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Blero në një lidhje të re dashurie? Ngjall dyshime me foton e fundit

    Insajderi
    15 July 2025 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur, Blero, ka bërë një postim në Instagram që ka shtuar dyshimet për një lidhje të re.

    Edhe pse ai nuk ka dhënë ndonjë konfirmim të drejtpërdrejtë, një fotografi e publikuar së fundmi ka nxitur reagime në rrjet.

    Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Blero shihet duke vozitur, ndërsa në krah i qëndron dora e një vajze misterioze që i vendos dorën në krah.

    Identiteti i saj mbetet i panjohur, por kjo pamje e ka bërë të qartë se këngëtari mund të jetë në një kapitull të ri personal.

    Kjo ka ardhur pas raportimeve, përmes së cilave Blero u përfol se ishte parë në shoqërinë e një vajze të re.

    Edhe pse nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare, fansat janë duke komentuar gjerësisht dhe spekulojnë për një lidhje të mundshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark