Blero sërish gati për martesë? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Blero sërish gati për martesë?

    Insajderi
    31 July 2025 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një pjesë nga një bisedë private me partneren e tij të re, e cila ende nuk është prezantuar publikisht.

    Ajo që bie në sy është se lidhja mes tyre po avancon shpejt, madje tashmë është përmendur edhe martesa.

    Në mesazhin e publikuar në InstaStory, Blero i shkruan: “Miss you the most baby”, ndërsa ajo ia kthen me humor dhe dashuri: “I missss u more… dhe dua të martohem me ty… Easy peasy lemon squeezy… Thashë po… pa m’vet hiq… a din”.

    Partnerja e tij, me këto fjalë, duket se i ka dhënë një “po” martesore ende pa marrë ndonjë propozim zyrtar nga këngëtari. Blero e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin “Forever” dhe një emoji zemre, duke lënë të kuptohet për seriozitetin e lidhjes së tyre.

    Ky postim i fundit ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut rreth lidhjes së tij të re, ndërsa mbetet për t’u parë kur dhe si do të konfirmohet zyrtarisht vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark