Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.
Me këtë rast, këngëtari i njohur është befasuar nga banorët e tjerë me një tortë.
Ai mori një urim special edhe nga ish-banori i këtij reality shou, artisti Blero Muharremi.
I njëjti shpërndau një postim në InstaStory, me anë të të cilit thekson se e sheh Blerandon edhe si fitues.
“Urime ditëlindjen. Shihemi së shpejti fitues”, ka shkruar ai.