Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, gjykon se Lëvizja Vetëvendosje ka persekutuar veteranët e luftës së UÇK-së, në bashkëpunim me Listën Serbe.
Ajo këtë e ka thënë pas kalimit në parlament të ligjit për pagën minimale.
“Përfundimisht Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm. Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpërmjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell”, është shprehur ajo.
“Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kamotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.