Blerta Deliu reagon ashpër: Ganimete Musliu u ndalua të flasë, arroganca në Kuvend nuk do të kalojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu reagon ashpër: Ganimete Musliu u ndalua të flasë, arroganca në Kuvend nuk do të kalojë

    Insajderi
    23 July 2025 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, i ka dalë në mbrojtje koleges Ganimete Musliu.

    Kjo pasi Musliu kërkoi të marrë fjalën dhe kryesuesi i seancës Avni Dehari nuk e lejoi, kështu seanca u ndërpre.

    Blerta Deliu tha se Ganimete Musliu vetëm kërkoi të flasë.

    “Ganimete Musliu nuk kërkoi shumë. Kërkoi vetëm të flasë. Në një Kuvend që duhet të jetë shtëpia e fjalës së lirë, as kjo nuk iu lejua. Ajo nuk përdori forcë, nuk ofendoi, nuk ndërpreu askënd. Thjesht priti radhën që nuk ia dhanë”.

    “Ata që për vite me radhë kanë sulmuar institucionet, që kanë goditur me gurë policët e Kosovës, e që s’kanë kursyer asgjë për të marrë pushtetin me çdo mjet, sot po sulmojnë Ganimete Musliun, vetëm sepse kërkoi të fliste në Kuvend. Kjo mendësi, kjo arrogancë nuk kalon. Nuk do të kalojë, asnjëherë”, tha Deliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark