Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i cili kishte blerë shtëpi në Prishtinë ka raportuar në polici se ka gjetur një armë brenda saj.
Ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë me leje të skaduar.
“Rr. Lugmiri, Prishtinë 24.01.2024-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij të cilën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një armë. Policia ka konfiskuar të njëjtën, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuari është gjetur një pushkë gjuetie me 27 copë fishekë me leje të skaduar”, thuhet në raport të policisë.