“Blick”: Veselin e la në kombëtare babai i Lorik Canës – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Blick”: Veselin e la në kombëtare babai i Lorik Canës

    Insajderi
    03 June 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta zvicerane “Blick” i ka hedhur “benzinë zjarrit” rreth çështjes së përjashtimit të Berat Xhimshitit nga kombëtarja shqiptare para evropianet, dhe qëndrimin te kuqezinjtë të Frederik Veselit.

    Sipas të përditshmes zvicerane, brenda grupit kuqezi kanë filluar të shpërthejnë pakënaqësi që kanë lidhje me intriga, falë të cilave, jashtë listës mbeti Berat Gjimshiti, ndërsa u përfshi Frederik Veseli.

    “Blick” shkruan se gjithçka ka ndryshuar falë ndikimit të Agim Canës. Sipas gazetës, babai i Lorik Canës ka bërë maksimumin që të përfshihet në skuadër futbollisti i cili ka qenë pjesë e Lozanës në të kaluarën, ashtu si kapiteni i kuqezinjve.

    I humburi në këtë rast ishte Gjimshiti, i cili u la jashtë edhe kundër dëshirës së Xhani De Biazit, shkruan Panorama-sport.

    Por vetë trajneri ka përgënjeshtruar këtë shpikje të zviceranëve. “Kjo është sikur të gjykosh një shishe verë falë asaj që ke provuar në fuçi, pa e hedhur në shishe. Jo, jo, ky pretendim është i pakuptimtë”, tha trajneri i Shqipërisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark