Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë dhe ikurajon atë që të përmbushë obligimet e saj dhe të vazhdojë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur marrëveshje për normalizimin me shtetin e Kosovës.
Gjatë vizitës në Shqipëri, Blinken, përmes një letre ka shprehur mbështetjen e tij ndaj qëllimit për t’iu bashkuar BE-së, duke theksuar se presin bashkëpunim me qeverinë e re të Serbisë.
“Ne mbështesim qëllimin tuaj për t’iu bashkuar BE-së dhe presim bashkëpunim me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët evropianë të cilët do ta ndihmojnë Serbinë të përmbushë kriteret për anëtarësim. SHBA inkurajon Serbinë që të përmbushë obligimet e saj dhe të vazhdojë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën”, thuhet në letrën e Blinken.