Blinken: Kina nuk e ka kaluar “vijën e kuqe” me ndihmat për Rusinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Blinken: Kina nuk e ka kaluar “vijën e kuqe” me ndihmat për Rusinë

    Insajderi
    22 March 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ndërsa mbështetja politike dhe materiale e Kinës për Rusinë shkon kundër interesit të SHBA-së, Pekini nuk i ka ofruar “ndihmë vdekjeprurëse” të konsiderueshme Moskës.

    “Ndërsa flasim sot, ne nuk i kemi parë ata të kalojnë atë vijë”, tha Blinken në përgjigje të një pyetjeje në një seancë dëgjimore të nënkomisionit të Senatit.

    Blinken ka paralajmëruar publikisht për javë të tëra se Kina po shqyrton kërkesat ruse për armë për të luftuar në Ukrainë. Ai foli pasi presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Moskë këtë javë për të nxitur një propozim për një armëpushim në luftë, i cili është pritur me skepticizëm nga Uashingtoni.

    Blinken shtoi se Azia, dhe Kina në veçanti, po e shikojnë pushtimin rus “me shumë kujdes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark