Blinken: Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira, por përfitimet do të jenë të mëdha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Blinken: Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira, por përfitimet do të jenë të mëdha

    Insajderi
    15 February 2023 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i është drejtuar me letër uruese Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ku mes tjerash e ka falënderuar “për angazhim konstruktiv” në vizitën e pesë diplomatëve nga ShBA dhe BE, takim ky që përfundoi me pranimin e planit amerikano-evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shkruan Insajderi.

    “Kam besim se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe për të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.

    Pranimin e planit franko-gjerman nga Serbia dhe Kosova, Blinken e merr për fakt të kryer. Në këtë kontekst, ai thotë se “kompromiset e vështira që do të bëjnë liderët për të arritur këto qëllime” do të sjellin përfitime të mëdha për tërë rajonin.

    “Sigurisht, liderët e Serbisë dhe Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur këto qëllime, por përfitimet për popullin serb – dhe rajonin në tërësi – do të jenë të mëdha”, ka shkruar ai.

    Edhe Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të marten i ka dërguar letër Presidentit të Serbisë, ku u shpreh se e mirëpret pranimin e planit frankogjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë/Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark