Blinken në Turqi – çka bisedoi me Erdoganin? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Blinken në Turqi – çka bisedoi me Erdoganin?

    Insajderi
    06 January 2024 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me liderin e Turqisë para takimit me liderin e Greqisë, në një turne njëjavor për të qetësuar tensionet që janë rritur në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.

    Kryediplomati i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden u takua sot në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kritik i ashpër i veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza.

    Para kësaj, Blinken dhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan diskutuan për luftën dhe krizën humanitare në Gaza dhe ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, njoftoi Ministria e Jashtme turke.

    Zyrtarët amerikanë janë të hidhëruar me procesin e gjatë, por kanë besim se Ankaraja së shpejti do të miratojë pranimin e Suedisë në NATO.

    Ligjvënësit amerikanë kanë vonuar shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi derisa ajo të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancën më të fuqishme ushtarake, raporton aa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark