Blinken shkon në Turqi, takohet me Erdogan për situatën në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Blinken shkon në Turqi, takohet me Erdogan për situatën në Siri

    Insajderi
    12 December 2024 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkoi të enjten në Turqi për të biseduar rreth vendosjes së stabilitetit në Siri.

    Blinken u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në aeroportin Esenboga të Ankarasë pasi vizitoi Jordaninë në udhëtimin e tij të parë në rajon që nga rrëzimi i qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad të dielën.

    Presidenca turke ka shpërndarë një fotografi nga takimi i Erdoganit me Blinken në një postim në X, por nuk ka dhënë detaje rreth bisedimeve.

    Blinken dhe Erdogan diskutuan zhvillimet e fundit në Siri, Blinken vë në dukje interesin e përbashkët të ShBA-së dhe Turqisë për të mbështetur një tranzicion politik të udhëhequr nga Siria në një qeveri të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Miller.

    Blinken do të takohet të premten me ministrin e jashtëm turk, Hakan Fidan.

    Aleatët e NATO-s, Uashingtoni dhe Ankaraja mbështetën rebelët sirianë gjatë luftës civile 13-vjeçare, por interesat e tyre u përplasën veçanërisht kur bëhej fjalë për një nga fraksionet rebele – Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, shkruan Reuters


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark