×
  • Lajme
  • Lajme

    Blinken takohet me Osmanin në Departamentin e Shtetit, përmendet aleanca Kosovë-SHBA

    Insajderi
    09 July 2024 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

    Takimi mes Osmanit dhe Blinken është mbajtur në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.

    “Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Postimi i plotë i Osmanit:

    Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

    Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global. 🇽🇰🇺🇸

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark