Blinken thotë se ekziston një mundësi e jashtëzakonshme në muajt në vijim që Izraeli të integrohet në Lindjen e Mesme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Blinken thotë se ekziston një mundësi e jashtëzakonshme në muajt në vijim që Izraeli të integrohet në Lindjen e Mesme

    Insajderi
    17 February 2024 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë sot se ekziston një mundësi e jashtëzakonshme në muajt në vijim që Izraeli të integrohet në Lindjen e Mesme, pasi sipas tij vendet arabe janë të gatshme të normalizojnë lidhjet me vendin.

    Duke folur në një panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Blinkeni theksoi gjithashtu domosdoshmërinë “urgjente” për të vazhduar me një shtet palestinez që sipas tij do të siguronte gjithashtu sigurinë e Izraelit.

    “Pothuajse çdo vend arab tani dëshiron të integrojë Izraelin në rajon, të normalizojë marrëdhëniet nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë, të sigurojë garanci dhe angazhime sigurie në mënyrë që Izraeli të ndihet më i sigurt”, tha ai.

    “Në të njëjtën kohë, janë duke u zhvilluar përpjekje të vërteta, të udhëhequra nga vendet arabe, për të reformuar, rigjallëruar rinovimin e Autoritetit Palestinez në mënyrë që ai të mund të jetë më efektiv në përfaqësimin e interesave të popullit palestinez dhe mund të jetë një partner më i mirë për Izraelin në atë të ardhme”, shtoi Blinken.

    Duke folur gjithashtu në Mynih të shtunën, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se për të vendosur një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe palestinezët, duhet të ketë një garanci se diçka si sulmet e 7 tetorit nga Hamasi nuk mund të ndodhë më kurrë, raporton The Guardian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark