Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Për këtë serbët në Veri kanë filluar vendosjen e barrikadave në Mitrovicë të Veriut.
Kosovo Online raporton se serbë nuk duan që personi i arrestuar të dërgohet në Prishtinë.
Tutje raportohet se një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në hyrje dhe dalje nga Leposaviqi, si dhe në Rudar dhe Srbovac afër Zveçanit.