“Bllokimi i bartjes së të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake, shkelje kushtetuese” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Bllokimi i bartjes së të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake, shkelje kushtetuese”

    Insajderi
    06 April 2023 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    AVONET ka reaguar ndaj Ministrisë së Financave për bllokimin e bartjes se të hyrave vetanke të komunave të Kosovës nga vitet paraprake.

    “Kjo qasje e Ministrisë së Financave e vazhdon trendin e kësaj qeverie për të krijuar arbitraritet, ashtu siç ka tentuar të bëj me të gjithë sektorët e institucioneve publike përgjatë kësaj qeverisje dy vjeçare”, thuhet në reagim.

    “Kjo paraqet herën e parë që Qeveria e Kosovës tenton që t’i përvetësoj në mënyrë joligjore dhe antikushtetuese këto të hyra vetanake të komunave, të cilat ekskluzivisht u takojnë atyre, me ç’rast kjo Qeveria jo vetëm që po e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës por po i bllokon edhe qindra e mijëra projekte që janë paraparë të realizohen nga ana e Komunave”.

    “AVONET potencon se kjo paraqet shkelje kushtetuese dhe po tentohet që në mënyrë antikushtetuese të përvetësohen këto mjete nga ana e Qeverisë”.

    “AVONET kërkon nga Ministria e Financave që urgjentisht të tërhiqet nga kjo qasje e saj dhe t’ua kthej këto të hyra Komunave, sepse atyre ju takojnë bazuar në Legjislacionin në fuqi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark