Bllokimi i rrugës në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, Policia e Kosovës ka një thirrje ndaj qytetarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokimi i rrugës në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, Policia e Kosovës ka një thirrje ndaj qytetarëve

    Insajderi
    28 January 2025 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të shmangin rrugën e Kralevës në Serbi, për shkak të bllokimit që është bërë nga protestuesit e pakënaqur me pushtetin e Vuçiqit, si shkak i tragjedisë me disa të vdekur në Novi Sad.

    PK’ja ka thënë se inkurajon qytetarët që të shfrytëzojnë pikëkalimet kufitare të tjera.

    Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095“, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark