Bllokimi i rrugës në Shtërpcë pas plagosjes, policia ka një njoftim të rëndësishëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bllokimi i rrugës në Shtërpcë pas plagosjes, policia ka një njoftim të rëndësishëm

    Insajderi
    06 January 2023 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten pasdite, dy persona kanë janë plagosur me armë zjarri në Shtërpcë.

    Si rezultat, banorët e këtij fshati kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste.

    Një grup i cili ka qenë për vizitë në Brezovicë, ka mbetur i bllokuar në Shtërpcë në momentin kur është bllokuar rruga.

    Gazeta Insajderi e ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti dhe ka mësuar se ky grup është shoqëruar nga PK-ja dhe është rekomanduar që t’i përdorin rrugët alternative.

    “Ka qenë një grup ngaqë rruga është bllokuar këta kanë mbetur në pjesën tjetër, mirëpo ndërkohë policia i ka shoqëruar dhe ata kanë shkuar për Prevallë”, ka bërë të ditur zyrtari për Informim i Policisë, Kanun Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark