Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

    Insajderi
    10 June 2025 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    41 mjete lundruese janë bllokuar në Ksamil, pasi kanë rezultuar në paligjshmëri.

    Policia bën me dije se janë bllokuar 7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe.

    Gjithashtu mësohet se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:

    3 për shkelje të perimetrit të sigurisë – masa administrative 100 000 lekë secili;
    2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord – masa administrative 30 000 lekë secili;
    1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë – masa administrative 100 000 lekë;
    1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues – masa administrative 20 000 lekë;
    34 për mungesë të dokumentacionit në bord – masa administrative 10 000 lekë secili.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark