​Bllokohen dy ,,Jet ski” pasi rrezikuan pushuesit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bllokohen dy ,,Jet ski” pasi rrezikuan pushuesit

    Insajderi
    29 July 2022 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy mjete lundruese ‘Jet ski’ janë bllokuar nga policia kufitare Sarandë pas denoncimit se po rrezikonin jetën e pushuesve me manovra të rrezikshme në det.

    Ngjarja ka ndodhur në plazhet e Ksamilit ku policia kufitare bëri të mundur lokalizimin e tyre. Pronarët e dy mjeteve lundruese E. H., banues në Sarandë dhe K. K., banues në Tiranë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë të rinj secili. Gjithashtu u bë bllokimi i të dy mjeteve lundruese “Jet ski”.

    Gjatë këtij sezoni veror janë raportuar disa raste të lëndimit të pushuesve në vijën bregdetare nga mjete lundruese për shkak të manovra ve të tyre të rrezikshme./RTSH/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark