Bllokohen pasuritë e 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve turq – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bllokohen pasuritë e 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve turq

    Insajderi
    01 August 2016 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasuria e rreth 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë nën hetim pas dështimit të grushtit të shtetit, të kryer nga një grup i ushtarakëve besnikë ndaj organizatës FETO, do të bllokohet, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

    Pasuria e rreth 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët u pezulluan nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Republikës së Turqisë (HSYK), do të bllokohet me vendim gjykate, pas kërkesës së Prokurorisë së Republikës në Ankara për bllokimin e pasurisë.

    Gjyqtarët dhe prokurorët të përfshirë nga ky vendim nuk do të mund të disponojnë më pasuri të tundshme dhe të patundshme, apo ndonjë llogari bankare, institucione të tjera financiare, kërkesa, dokumente me vlerë, aksione dhe të drejta në pasuri të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark