Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak momente, pasi persona të panjohur kanë shpërthyer gomat e disa veturave.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani i tha Insajderit se situata tani është e qetë.
“Ka pas një stikers që është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthye gomat me mjete të mprehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast”, tha ai duke shtuar se tanimë njerëzit janë shpërnda dhe policia po merret me rastin.
‘Stikera’ ishin vendosur në shtatoren e dëshmorit të UÇK-së, Avni Koshtova.