Bllokohet qasja në Twitter dhe WhatsApp në Turqi - Insajderi
×
Teknologji

Bllokohet qasja në Twitter dhe WhatsApp në Turqi

Insajderi
04 November 2016 - 19:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qasja në rrjetin social Twitter dhe në platformën e komunikimit WhatsApp u bllokua ditën e Premte tha një grup monitorimi nxitur nga arrestimet e 11 ligjvënësve prokurd kryesisht në zonat e banuara nga Kurdët në Juglindje të Turqisë.

Bllokimi u realizua me anë të kufizimit të trafikut tha një ekspert monitorimi i grupit Turkey Block, një metodë kjo e përdorur gjerësisht për ngadalësuar disa uebsajt deri në atë pikë sa të jenë të papërdoreshme.

Kjo lëvizje erdhi pothuase 1 muaj nga bllokimi i qasjes në Google Drive, OneDrive dhe Dropbox gjatë Tetorit kur u publikuan një listë e-mail-esh të Ministrit të Energjisë.

Turqia ka një histori të gjatë marrëdhëniesh të acarta me rrjetet sociale veçanërisht Twitter, një marrëdhënie e cila u ftoh që nga 30 Marsi i 2014-tës gjatë zgjedhjeve që po zhvilloheshin në këtë vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark