Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza kanë bllokuar një skaf 10 metra të gjatë me rreth 400 kg drogë. Bllokimi i skafit u bë në Adriatik, pas 4 orë ndjekjeje.
Janë ndaluar nga policia edhe 3 shtetas – një shqiptar nga Vlora dhe dy italianë nga Brindizi.
Në skafin e ndaluar u gjetën 15 pako të mëdha me drogë, me peshë rreth 400 kg, shkruan TCh.