Bllokohet trafiku në dalje të Teheranit, pasi Donald Trump dhe zyrtarët izraelitë bënë thirrje për evakuim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bllokohet trafiku në dalje të Teheranit, pasi Donald Trump dhe zyrtarët izraelitë bënë thirrje për evakuim

    Insajderi
    17 June 2025 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën në mbrëmje, dhjetëra iranianë udhëtonin nga Teherani drejt veriperëndimit të vendit.

    Skenat vijnë pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit dhe presidenti amerikan Donald Trump bënë thirrje dje për evakuimin e njerëzve nga Teherani.

    Ministria izraelit tha se banorët e Teheranit do të detyroheshin të paguanin çmimin e “diktaturës dhe të evakuonin shtëpitë e tyre nga zonat ku do të jetë e nevojshme të sulmoheshin objektivat e regjimit dhe infrastruktura e sigurisë në Teheran”.

    Sipas fotove të kapura nga Reuters, banorët e Teheranit po lëvizin drejt qytetit të Karaj nga ku po shkojnë drejt veriperëndimit të vendit, më saktësisht drejt Chalus.

    Ndërkohë, priten sulme të reja izraelite ndaj objektivave në Teheran.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark