
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje ku shihet se si vetura e të parit të Podujevës ka bllokuar trotuarin.
Lidhur me këtë Insajderi ka kontaktuar me zyrtarin për komunikim në këtë komunë, Fatri Zhitia.
Ai tha se vetura nuk ka qëndruar e parkuar gjatë aty.
“Nuk kemi qëndruar gjatë, jemi parkuar vetëm të shikojmë punimet që janë duke u bërë në rreth-rrotullim”, ka thënë Zhitia për Insajderin.
Në të kaluarën brohorisin “ata kanë xhipa, ne duam trotuare”, e sot vet po i bllokojnë trotuaret.
Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes është parë se ka bllokuar trotuarin me veturën e tij zyrtare.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet ku shihet tek rrethi i komunës së Podujevë.
Vite më parë, Albin Kurti kritikonte pushtetarët e atëhershëm se lëviznin me xhama të zi, se “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”. Por xhipat e zinj në përdorim i ka futur edhe vet kryeministri. Jo rrallëherë u pa gjatë fushatave zgjedhore me ta.