Ivana R., blogere e njohur në Serbi, është arrestuar si e dyshuar për ndihmë ndaj Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e policit serb.
Ajo bashkë me partnerin e saj, Zoran R, u arrestuan në pjesën e Bijelinjës në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruan Gazeta Insajderi.
Sic raportojnë mediat serbe, të dy këta kanë siguruar transportin për Faton Hajrizin, i cili po kërkohet nga autoritetet serbe për vrasjen e një polici mesnatën e së enjtes.
Janë publikuar edhe fotografi të qiftit që u arrestua gjatë ditës së djeshme.
Derisa, zyrtarisht institucionet e sigurisë në Serbi kanë kërkuar ndihmë për kapjen e Faton Hajrizit.
Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka lëshuar një njoftim ku i fton qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë nëse e shohin Faton Hajrizin.
“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, thuhet në njoftim, transmeton Insajderi.
Një numër i madh i policisë në Loznicë janë duke kontrolluar intensivisht çdo pjesë të këtij qyteti në kërkim të Artan Hajrizit, i cili dyshohet se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq në pikën kufitare.
Që nga mëngjesi i sotëm është vënë në kërkim bregu i majtë dhe i djathtë i Drinës, pasi dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit.
Emrush Thaçi, ish-drejtor i burgut, ka thënë se sipas njohurive të tij për Faton Hajrizin, “ai nuk do të bie në duart e serbëve”.
Polici Nikolla Krsmanoviq është vrarë me një plumb në kokë , ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq është qëlluar në shpatull. /Insajderi.org