Blushi e quan anti-ligjor referendumin e PS-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blushi e quan anti-ligjor referendumin e PS-së

    Insajderi
    09 April 2016 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo formë e zgjedhjes së kreut partiak është kundërshtuar nga deputeti Ben Blushi, i cili e ka quajtur referendumin antiligjor duke hedhur dyshime në trukimin e rezultatit.

    Kongresi i fundit i socialistëve shqiptar i zhvilluar para 3-javësh vendosi që kreu i Partisë Socialiste, kur kjo forcë politike është në qeveri të rinovohet, përkatësisht t’i zgjatet mandati përmes referendumit.

    Në gjithë Shqipërisë, në 383 qendra votimi, 81-mijë anëtarë të Partisë Socialiste kanë votuar duke u deklaruar po ose jo rinovimit të mandatit të Edi Ramës si kryetar i kësaj partie, kur socialistët janë në qeveri, njofton RTK.

    Kjo formë e rinovimit të mandatit të kreut të Partisë Socialiste, është cilësuar në kundërshtim me ligjin dhe me mundësi të manipulimit të rezultatit nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

    Sipas sondazheve të tipit “Exit-Poll” brenda vetë Partisë Socialiste, referendumi tashmë ka konfirmuar rinovimin e mandatit të Edi Ramës në krye të kësaj partie, edhe pse rezultatet zyrtare pritet të shpallën gjatë mbrëmjes së sotme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    Lajme
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark