Blushi nis fushatën për kryetar të Partisë Socialiste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Blushi nis fushatën për kryetar të Partisë Socialiste

    Insajderi
    06 February 2016 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë pasi shpalli publikisht ambicien e tij për të marrë kreun e Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi duket se ka nisur fushatën në bazën socialiste. Sot ai ka zhvilluar një takim me qytetarë në Kukës.

    Blushi ka thënë se kryeministri Rama është vetëm një prej kandidatëve në garë dhe kësisoj ai s’ka të drejtë të vendosë për këto zgjedhje dhe se rregullat e garës nuk i përcakton ai.

    “Zgjedhjet në PS nuk i cakton kandidati, pra jo Rama. Rama s’ka të drejtë të vendosë për zgjedhjet në PS. Rama s’ka të drejtë të vendosë kush numëron votat. Rama është vetëm një kandidat në garën për kryetar. Rama e ka çështje paranoje dhe konkurrence çështjen e zgjedhjeve. Dyshoj se Rama ka frikë të hyjë në zgjedhje për kreun e PS. Nëse s’ka frikë, le ta përballojë garën në PS. Gara në PS s’është zgjedhje fakultative, por detyrim”, është shprehur Blushi.

    Më pas deputeti socialist u ka kthyer edhe një përgjigje eksponentëve të partisë së tij, të cilët kanë thënë se nuk është nevoja që në kongresin e marsit të ketë zgjedhje në PS.

    “Shpresoj që ata që thanë ‘nuk ka zgjedhje’, të jenë nxituar. Duke respektuar statutin e PS, rezulton se kam të drejtë. Të gjithë ata që lexojnë statutin e PS kanë të drejtë. Ata që thonë ‘s’ka zgjedhje në PS’, gabojnë”, deklaroi Blushi.

    Pritet që takimet e Blushit me bazën socialiste të vijojnë edhe në qytete të tjera të vendit. Deri më tani, të paktën dy deputetë të PS-së, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku, kanë dalë publikisht në mbështetje të tij./lapsi.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark