
Deputeti Ben Blushi, i njohur prej kohësh për qëndrimet kritike ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste thotë se në Shqipëri sa më shumë i dëmton interesat kombëtare, aq më lart ngrihesh në piedestal.
Deklarata e tij u dha nga Lezha, ku prezantoi sot librin “Kandidati”, ndërsa komentoi situatën në vend duke e paralelizuar me librin. Ai deklaron se është bërë kthim mbrapsht dhe se mjafton të kesh qenë antikomunist, apo në dukje dhe ishe hero.
Ai shton në një qytet të Shqipërisë që e përshkruan në libër, ky njeri vlerësohet si nder i qytetit, çka sipas tij është e pamundur. “Kjo tregon sesa poshtë ka rënë morali jonë këto 25 vjet, çka nuk ndodh askund, njofton noa.al
Mund të kesh gjeni, nobelist, por nëse vendos të bashkëpunosh me pushtuesin je kolaboracionist dhe Europa këtë ka ndarë. Në Shqipëri sa më shumë i dëmton interesat kombëtare, aq më lart ngrihesh në piedestal. Kjo është e vërtetë në sensin historik por dhe në ditët tona. Shumë njerëz që po e dëmtojnë Shqipërinë nderohen, vlerësohen, quhen rilindas, patriotë, njerëz të vlefshëm”, deklaroi Blushi
Ai tha se parimet deformohen nga regjimet, por se në fund të fundit ato mbeten dhe historia njerëzore ka treguar se parimet mbeten ndërsa qeveritë ndryshojn