
Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në kongresin e PS, ka kritikuar ashpër lidershipin e partisë, i cili sipas tij ka marrë monopolin e këtij subjekti politik dhe po imponohet përmes forcës.
Duke iu përgjigjur deklaratave të kryetarit Rama, se ata që kërkojnë ndryshime në PS janë një pakicë, Blushi është përgjigjur:
“Në këtë parti ka një shumicë dhe një pakicë. Një shumicë absolute që kërkon një parti të përbashkët për të gjithë dhe një pakicë relative që kërkon një parti vetëm për vete. Unë flas në emër të kësaj shumice, ajo mund të jetë e frenuar, por ekziston”, ka thënë Blushi, njofton Top Channel.
“Ajo po pret që të çlirohet, ajo është një shpirt i zënë rob me kusht, nga një grusht. Ne do t’i japim mundësi kësaj shumice të flasë dhe të votojë me votë të lirë”, ka deklaruar Blushi. /Insajderi.com