×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BMW dhe Rolls Royce paraqesin “konceptet”, njëra nuk pëlqehet

    Insajderi
    19 June 2016 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dyja vizionet parashikojnë pilotë automatikë,  por BMW, e cila mbushi 100 vjet këtë vit, shfaqi në Mars edhe një sistem interesant në drejtimin klasik me timon.

    Xhami në këtë sistem shërben edhe si ekran që ndihmon shoferin me rrugën. Disa njoftime shfaqen në xham për të dhënë kushtet fizike të rrugës teksa ecën. 

    Rolls Royce paraqiti makinën e tyre këto ditë, dhe është përqendruar në atë që di të bëjë më mirë se kushdo tjetër: luksi dhe stili madhështor.

    Makina e tyre ka tavan që hapet bashkë me derën,  që të mos jetë nevoja të përkulesh kur të hysh brenda. Jo vetëm kaq, por hapësira në brendësi të makinës është mëse e bollshme në krahasim me më parë.

    Rolls Royce e së ardhmes nuk ka nevojë fare për shofer dhe i vetmi bashkëveprim është një ekran me prekje ku cakton adresën se ku do të shkosh. Megjithatë, pamja e jashtme e modelit të Rolls Royce nuk është pëlqyer nga shumë komentues dhe është konsideruar e shëmtuar.

    / Top Channel

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark