BMW nuk heq dorë nga "veshka" gjigande - Insajderi
×
Teknologji

BMW nuk heq dorë nga “veshka” gjigande

Insajderi
19 December 2019 - 08:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

BMW ka filluar të prezantojë në modelet e reja “veshkën” gjithnjë e më masive që zbukuron “hundën” e makinave të saj.

Megjithëse opinionet janë të ndara në publik, në Munih thonë se reagimi është “shumë pozitiv”.

Kjo deklaratë është shumë e guximshme duke pasur parasysh serinë e komenteve negative pasi BMW prezantoi modelet X7 dhe njoftoi Serinë 4 me një “veshkë” të madhe, pasi kompania nuk e zbuloi burimin e “reagimit pozitiv” – nëse ishte ky ndonjë sondazh, apo qëndrim i blerësve aktualë të makinave BMW.

Po ashtu, BMW nuk ka zbuluar se cila do të jetë politika e kompanisë për këtë çështje, por ata kanë konfirmuar këtë pikëpamje se modelet e tyre të ndryshme janë pozicionuar veçanërisht.

“Disa makina janë ekstroverte, më të guximshme se të tjerët sepse ato dërgojnë një mesazh të ndryshëm,” tha zëvendës presidenti i BMW-së Peter Heinrich.

Kjo mund të nënkuptojë – një BMW më e vogël, një “veshkë” më e vogël, një BMW më e madhe – një “veshkë” më e madhe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark