Muajin e ardhshëm BMW do të prezantojë disa variante të gjeneratës së ardhshme të serisë së pestë.
Në sallonin e veturave në Detroit, në këtë prezantim përfshihen modelet 540i, 530e iPerformance plug-in hibride dhe M550i Xdrive, raporton AutoNews.
Të shtatë seritë e gjeneratës së 5-të, do të jenë më të mëdha se modeli i tanishëm, gjatësia do të jetë për 1.2 inç më e gjatë, 0.3 inç më e gjerë dhe 0.6 inç më e lartë, por pesha e këtyre makinave do të jetë më e lehtë.
Modeli 540i Xdrive ka një motor 3.0-litër, me gjashtë cilindra që prodhon 335 kuaj fuqi, ndërsa 530e iPerformance ka motor të kombinuar i cili funksionon me energji i cili është koncept i BMW, i quajtur si “eDrive” dhe motori me benzinë me katër cilindra me rreth 248 kuaj fuqi.
M550i Xdrive ka një motor V-8 me 456 kuaj fuqi, i cili arrin shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm katër sekonda.
BMW ka thënë se modeli 530i dhe 540i pritet të dalë në shitje në shkurt, ndërsa 530e iPerformance dhe M550i Xdrive do të dalë në shitje në pranverën e vitit 2017./Insajderi.com