Prodhuesi gjerman i makinave BMW, ka njoftuar se së shpejti do të ndërtoj një model të ri të X1, prodhim i cili do të nisë pas një marrëveshje me një prodhues holandez.
“Prodhimi i modelit X1 do të filloj në muajin gusht në fabrikën VDL Nedcar në Born të Holandës”, ka thënë BMW në një deklaratë të mërkurën.
Prodhimi i këtij modeli nga VDL Nedcar, do të fokusohet për tregjet globale, nëpërmjet fabrikës së BMW-së në Regensburg të Gjermanis.
Kërkesat e mëdha globale për modelin X1, kërkon kapacitete shtesë për të plotësuar prodhimin në Regensburg, ka thënë prodhuesi gjerman. Fabrika në Regensburg ndërton tetë modele të ndryshme të BMW-së në një linjë të vetme. /Insajderi.com