×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BMW tërheq 200.000 makina në Kinë, shkak ‘airbag’-ët

    Insajderi
    26 December 2016 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Rregullatore e Kinës, AQSIQ, shkroi në faqen e saj të hënën se ballonët mbrojtës të veturave BMW, kur aktivizohen mund që papritmas të krijojnë mbeturina të dëmshme për pasagjerët që udhëtojnë në BMW.

    Më herët, këtë muaj, BMW ka thënë se pjesët e dëmtuara të një gjeneratori gazi, të cilat janë të prodhuara nga Takata në Japoni, do të zëvendësohen pa pagesë, raporton DW.

    Ndërhyrja në shtetin e Kinës, vije pas një tërheqje të ngjashme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Administrata Kombëtare e Sigurisë së SHBA-ve (NHTSA), ka thënë se ballonët mbrojtëse të firmës Takata janë vendosur në “miliona makina në SHBA”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark