Pikërisht kur mendohej se XM nga BMW nuk mund të ishte më i mrekullueshëm, marka ka prezantuar një version ndryshe të tij.
Siç raportohet, BMW u bashkua me modelen Naomi Campbell për të krijuar një version unik të modelit M, përcjell Telegrafi.
Por, pse vjollcë? Sepse kjo është ngjyra e preferuar e modeles.
I quajtur Mystique Allure, XM i veçantë në llojin e vetë, i mbuluar me kadife, do të debutojë publikisht gjatë kësaj jave në Festivalin e Filmit në Kanë.
Megjithatë, kjo me sa duket nuk është hera e parë që marka gjermane e mbulon një veturë të saj me pëlhurë. Në vitin 2008, modeli Gina Light Visionary është prezantuar me një pëlhurë që e mbulonte strukturën metalike të tij.
Kjo na lë të nënkuptojmë se BMW po e zhvillon si zakon për të realizuar ndryshime interesante në trupin e një veture. /Telegrafi/