Bob Dylan thyen heshtjen për Çmimin Nobel - Insajderi
×
Kulturë

Bob Dylan thyen heshtjen për Çmimin Nobel

Insajderi
29 October 2016 - 08:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan,Bob Dylan, ka vendosur që të pranojë Çmimin Nobel për Letërsi, duke përfunduar kështu heshtjen e tij rreth kësaj çështje qysh kur u mësua se ai është fituesi i këtij viti.

Ai ka thënë se nderi që i është bërë me këtë çmim e ka lënë “pa fjalë.”

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Dylan do të jetë prezent në ceremoninë e marrjes së çmimit në dhjetor, njofton BBC.

Disa ditë pasi iu nda çmimi “Nobel” për Letërsi, për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e lashtë të muzikës amerikane”, Akademia Suedeze ka thënë se janë dorëzuar së përpjekuri që ta kontaktojnë muzikantin i cili nuk kishte dhënë asnjë shenjë se do të pranojë çmimin apo jo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark