Zvonimir Boban dha dorëheqjen nga roli i tij në UEFA si Shef i Futbollit. Shkak sipas ish-futbollistit të njohur është vendosmëria e presidentit Aleksandr Ceferin për të ndryshuar statutin që të kandidojë sërish.
Zvonimir Boban: Bëhet fjalë për Kongresin që do të mbahet në shkurt, për të modifikuar statutin e UEFA-s që t’i lejojë vetë Presidentit të kandidojë sërish pas këtij mandati që duhet të ishte i fundit për të. Pasi i shfaqa shqetësimin e madh që kisha, Presidenti mu përgjigj se për të nuk ka asnjë problem ligjor dhe për më tepër moral.
Aleksandr Ceferin u rizgjodh për herë të tretë në kongresin e mbajtur vitin e kaluar. Zvonimir Boban thotë se në momentin kur mori detyrën Ceferin u zotua të ndërmerrte reforma se nuk do të ndodhte diçka e tillë. Boban ishte pjesë e UEFA-s prej vitit 2021.