×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën

    Insajderi
    12 September 2024 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ia ka ndalë mikrofonin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    E para e dikasterit të Drejtësisë në Qeverinë Kurti më pas e ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

    Bogujevci iu lut ministres që derisa ishte duke u përgjigjur për një pyetje të deputetes Labinot Demi-Murtezi, të mos flasë për disa pyetje të tjera të deputetit Hisen Berisha.

    “Më lejoni të përgjigjem gjegjësisht ndaj komentit të deputetit Hisen Berisha. Nënkryetare e Kuvendit, të lutem! Nuk është e drejtë që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime, deputeti Hisen Berisha i ka bërë dy pyetje, por i ka tërhequr, unë e kam edhe letrën që e ka dërguar, dhe në të cilën thekson se i tërheq pyetjet, andaj unë nuk kam faj që deputetët e opozitës i bien pishman”, ka thënë Haxhiu.

    E derisa ministrja fliste, Bogujevci thoshte” “Zonja, Haxhiu, të lutem duhet vetëm pyetjes t’i përgjigjesh. Zonja Haxhiu nuk kemi të drejtë të komentoni, regjia ju lutem ia ndalni fjalën”, ka thënë Bogujevci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark