Bogujevci: Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari, s’ka më demokraci përfaqësuese në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci: Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari, s’ka më demokraci përfaqësuese në Kosovë

    Insajderi
    08 August 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar rëndë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci e ka sulmuar rëndë Gjykatën Kushtetuese për lidhje me ish-koalicionin PAN (PDK-AAK-Nisma) dhe për Radomir Llabanin, gjyqtarin serb.

    Bogujevci ka thënë se demokracia përfaqësuese në Kosovë, mori fund me këtë aktgjykim, sipas të cilit u konstatua se kryesuesi Avni Dehari e shkeli aktgjykimin paraprak të Gjykatës.

    “Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më”, tha ajo. “Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari”.

    “6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, tha Bogujevci, në një shkrim në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark