Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka publikuar një fotografi, siç ka shkruar ajo, me më të mëdhenjtë e vendit.
Nënkryetarja dhe deputetja e VV-së Bogujevci, nuk e ka sqaruar se çfarë ka menduar me cilësimin “më të mëdhenjtë”, që u ka vënë kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi e shefes së GP të VV-së Mimoza Kusari-Lila, por sigurisht nuk e ka pasur fjalën për shtatlartësi.
Shprehja e saj asocion edhe me gjuhën e rep artistëve, në rastin konkret me ish-labeli Baba Stars, të cilët jo rrallë e quanin vete si më të mëdhenjtë e baballarët e repit në vend por edhe më tej.
Kjo shprehje është përdorur në plotë këngë madje një e tillë edhe titullohet MMV, që ka atë kuptim
“Me ma të mëdhenjtë në vend”, ka shkruar ajo, përderisa ka bërë tag emrat e Kurtit dhe Konjufcës në Facebook.
Postimi i plotë: