×
  • Lajme
  • Insajderi

    Boiken Abazi e përjeton rëndë poshtërimin, nuk ndalet me akuza

    Insajderi
    26 April 2021 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, po e përjeton rëndë mosvotimin nga shqiptarët atje.

    Ai deri më tani ka arritur t’i marr vetëm 714 vota.

    Këto vota vijnë nga numërimi preliminar i 2,104 vend votimeve nga 5,199 sa janë në total,

    Dhe të tre kandidatët e VV-së në Shqipëri bashkë kanë marrë 924 vota deri më tani.

    Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka akuzuar Partinë Socialiste se po ia vjedh votat.

    Përmes dy fotografive, ai ka akuzuar PS-në, se në çdo vendvotim po ia vjedhin votat.

    “Ja si po na i merr votat Partia Socialiste në secilën qendër numërimi”, ka shkruar ia.

    Kujtojmë se kandidat I VV-së në Shqipëri është edhe Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës dhe ka marr 157 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 53 vota.

    Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark