
Zëvendëskryeministri Banimir Stojanoviq, ka thënë për mediat serbe se qëndrimi i serbëve të Kosovës rreth formimit të ushtrisë është negativ, por ky qëndrim nuk ka ndryshuar asgjë në politikën kosovare.
“Pikëmpamjet tona politike për këtë temë i kemi përcaktuar në programin e Listës Serbe, dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Stojanoviq për Agjencinë e Lajmeve serbe Beta, teksa ka komentuar ftesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës drejtuar Listës Serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Stojanoviq e ka cilësuar këtë thirrje si interesante por ka thënë se Veseli duhet të dëgojë edhe thirrjen e serbëve të Kosovës për të gjetur zgjidhjen e shumë problemeve të tyre.
“Ne kemi marrë thirrje për bisedime të tjera në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes, koalicionit dhe cështjet e lidhura me Kishën e Krishtit Shpëtimtar (që gjendet ne kampusin universitar te Bibloteka v.j) e që janë të një rëndësi jetike për të gjithë serbët në Kosovë”, ka thënë Stojanoviq, për mediat serbe, pasi festoi rindërtimin e pjesshëm të kishës “Shën Nicholas” në Prishtinë.
“Sa për ushtrinë, në jemi në dispozicion për të biseduar, por jo nëpërmjet medieve si bëhet tashti por në mënyrë më konstruktive, të flasim ndershëm në zyrën time, ashtu si ndodhë zakonisht”, ka thënë Stojanoviq. / Insajderi.com