“Bojkotoni mësimin, protestoni për mbylljen e TikTok”/ Rama ironizon thirrjen e Berishës ndaj nxënësve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bojkotoni mësimin, protestoni për mbylljen e TikTok”/ Rama ironizon thirrjen e Berishës ndaj nxënësve

    Insajderi
    08 March 2025 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas apelit të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë në shkollë por të protestojnë për mbylljen e TikTok.

    Rama e ka ironizuar këtë deklaratë me një video të bufit të kënetës, që në sfond ka fjalimin e Berishës ku u bën thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin.

    “Ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë. Kjo është normale. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë”, tha Berisha.

    Një reagim për këtë çështje e pati edhe deputeti i PS, Erion Braçe i cili tha se duhet të kesh probleme mendore t’i thuash një fëmijë mos mëso, mos shko në shkollë se të kanë mbyllur TikTok.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark