Mbi 60 nxënës të gjimnazit “Bedri Pejani” bojkotuan mësimin për tre ditë rresht dhe shkuan për argëtim në fshatin turistik Bogë të Pejës.
Por, nxënësit nuk shpëtuan pa u ndëshkuar për veprimin e bërë në ditë mësimi.
Ata u suspenduan nga Drejtoria e Arsimit për dy ditë.
Këtë e konfirmoi për Insajderin drejtori i drejtorisë së arsimit, Naser Gega.
“Nxënënsit janë suspenduar dy ditë. Shkaku se kanë munguar tri ditë mësimi, kanë shkuar me vetiniciativ në Bogë”, ka thënë Naser Gega./Insajderi.org/