Ben Whittaker siguroi një tjetër fitore me ndërprerje të shtunën mbrëma.
Boksieri 26-vjeçar fitoi medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Tokios. Ai zgjeroi rekordin e tij profesional në 6-0 pasi mposhti në raundin e pestë Khalid Gradian.
Kundërshtari i tij 41-vjeçar nuk arriti t’u përballonte grushteve të tij dhe u gjunjëzua në raundin e pestë.
Ishte në raundin e katërt që Whittaker vendosi të përfundonte një rrotullim 360 gradë në njërën këmbë duke tallur kundërshtarin e tij me çka edhe nuk i pëlqeu gjyqtarit Sean McAvoy, por që në fund e vulosi fitoren e tij.
Karakteristikë e Whittaker është mbrojtja e tij përmes lëvizjeve trupore, që përngjajnë me ato të boksierit legjendar Muhammad Ali.