Boksieri nga Kosova që jeton në Belgjikë, Ari Avdimetaj ka siguruar fitorën e pestë në karreiren e tij në boksin profesional në Belgjikë.
Avdimetaj është shpallur kampion i Belgjikës në peshën e mesme (72.5kg) duke e mposhtur kundërshtarin e tij, Nikolas Dzurnak në raundin e parë me Nokaut, shkruan Gazeta Insajderi.
Bokseri që vie nga Decani i Kosovës, ka pesë fitore pa asnjë humbje.
Si një 22 vjecar, Avdimetaj është duke shkelqyer në ndërtimin e karrierës së tij në boksin profesional në Belgjikë.
Për gjithë këtë sukses, boksierit nuk i ka munguar përkrahja e shqiptarëve të Belgjikës./Insajderi.org/