Boksieri shqiptar dedikim prekës për Brilant Martinaj: Na bane zemrën copash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Boksieri shqiptar dedikim prekës për Brilant Martinaj: Na bane zemrën copash

    Insajderi
    17 July 2022 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksieri i njohur Krist Prenga ka reaguar lidhur me vrasjen e Brilant Martinajt në atentatin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur 3 persona.

    Nëpërmjet një postimi në Instagram, Prenga shpreh dhimbjen që ndjen pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Martinaj.

    “Na e bane zemren copash Brilant. Copash o vellai jone. Ne ma t’miren dite e ma t’miren moshe i shkon afer Zotit. Tu prehte shpirti ne paqe. Ngushellime miqte e mi Zoti ju forcofte ���”, shkruan boksieri.

    Nuk dihet ende nëse ka një lidhje familjare apo shoqërore midis Prengës dhe Brilant Martinaj, por vlen të theksohet se shpeshherë i riu është parë në shoqërinë e emrave të njohur të muzikës dhe shoëbizit në Shqipëri, mes tyre edhe rreperin Stresi.

    Kujtojmë se në atentatin e sotëm në Fushë-Krujë mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark