×
  • Sport
  • Sport

    Boksieria që u aludua se është transgjinore, fiton medaljen e artë

    Insajderi
    10 August 2024 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej nisjes së turneut olimpik të boksit në kategorinë deri në 66 kilogramë, nuk kishte dyshim se Imane Khelif do të jetë favoritja kryesore për të triumfuar.

    Boksierja e shumëpërfolur nga Algjeria i shkoi deri në fund turneut dhe u stolis me medalje të artë.

    Të premten, ajo me vendim unanim fitoi 5:0 në finale ndaj kinezes Liu Yang, në kategorinë deri në 66 kilogramë.

    Khelif ishte në qendër të vëmendjes në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” pas akuzave se është mashkull. 25-vjeçarja është biologjikisht femër, por u konstatua se ka tepricë të hormoneve mashkullore.

    Ajo i solli medaljen e parë Algjerisë në “Parisi 2024”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark